ISIS bën thirrje për sulme në Perëndim, Rusi…

PUBLIKUAR

Një audio-mesazh që thuhet se vjen nga zëdhënësi i grupit militant Shteti Islamik u bën thirrje ndjekësve të kryejnë sulme në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Rusi, Australi, Irak, Siri, Iran dhe Filipine gjatë Muajit të Ramazanit.

 

Mesazhi është shpërndarë në platformën Telegram dhe i është atribuuar zëdhënësit të grupit, Abi al-Hassan al-Muhajer.

Vërtetësia e regjistrimit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëri është i njëjtë me një audio-mesazh të mëhershëm, që thuhej se ishte nga al-Muhajer, raporton Rel.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste në Evropë, përfshirë atë në Londër, që ka ndodhur në fillim të këtij muaji, duke lënë të vrarë shtatë persona.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...