Peshku si ushqim

PUBLIKUAR

Më i miri në mënyrë absolute është peshku i detit: açuga, skumbria, (peshk deti, gjysmë metri i gjatë, me ngjyrë blu të shkëlqyeshme dhe me vija të gjelbra), sardelja. Janë peshq që kushtojnë, por edhe ndryshe nga peshqit e rezervatit, notojnë mijëra kilometra duke u ushqyer me gjithçka ofron deti, transmeton Telegrafi.

Si ta gatuajmë peshkun?

Peshku mund të akumulohet me lehtësi për konsumimin e pagatuar. Një shembull i lashtë na vjen nga açuga e cila e përgatitur në formë filetoje me lëng limoni dhe qepë, i ruan të paprekura të gjitha vetitë e peshkut të detit dhe tretet për një kohë shumë të shkurtër. Përveç peshkut të gjallë, zgjidhni gjithmonë një gatim të thjeshtë për peshkun; gatimi më i mirë është ai me avull, me letër alumini apo zierja me pak vaj ulliri, i cili mund të evitohet kur peshku është i zier mirë. Shumë të mira janë edhe erëzat aromatike të cilat i japin peshkut shijen mesdhetare.

Bakalaro (Peshk i madh i Deteve të Veriut, që përdoret si ushqim i thatë dhe i kripur). Për shekuj të tërë ka përfaqësuar pjatën kryesore të marinarëve në të gjithë botën. Bëhet fjalë për merlucin e tharë e të konservuar në shëllirë.

Havjari. Është ari i Vollgës. Janë vezë bli deti, që përmbajnë natrium (nuk u këshillohet pra të sëmurëve me artrit urik dhe me tension të lartë). Këshillohet të përdoret rrallë.

Peshku i detit. Skumbri, palamite, açuge, sardele, ton, ( peshku-shpatë). Por kujdes, çdo trëndafil ka gjembin e vet: shumë njerëzve peshku i detit u jep gazra dhe kolit. Në raste të tilla është mirë të zgjidhen peshq të vegjël. Peshqit e mëdhenj përmbajnë një sasi më të madhe merkuri (metal i dëmshëm).

Peshqit pa yndyrë. Në këtë kategori përfshihen; gjuhëza, trofta e detit, levreku i vogël, koca: mishi i tyre është tepër i butë dhe me një tretshmëri të jashtëzakonshme (për këto veçori janë peshqit e vetëm që mund t’i jepen foshnjës që 8 muajshe). Përtej vlerës ushqyese, duhet thënë se peshqit pa dhjam rekomandohen për personat në dietë dhe duhet të ngopen. Këta peshq përmbajnë shumë pak kalori: për të arritur të njëjtën sasi kalorike të 70 gramëve makarona spageti nevojiten 280 gram gjuhëz apo troftë

.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...