Trump paditet për ‘pranim pagesash nga qeveritë e huaja’

PUBLIKUAR

Zyrtarët në Merilend dhe Uashington ngritën padi kundër presidentit amerikan, Donald Trump, për, siç thanë, pranim të pagesave nga qeveritë e huaja përmes perandorisë së tij të biznesit.

Paditë citojnë një nen të Kushtetutës, i cili thotë se asnjë zyrtar federal nuk duhet të pranojë dhuratë ose pagesë nga një qeveri e huaj.

Padia, e cila u ngrit nga prokurorët e përgjithshëm të Uashingtonit dhe Merilendit, Karl Racine and Brian Frosh, pretendon se Trump “është duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën”.

 

“Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk kemi pasur president me këtë lloj ngatërresash biznesore ose president që nuk pranon të distancohet në mënyrë adekuate nga pronat e tij”, tha prokurori Racine.

Shtëpia e Bardhë i mohoi pretendimet.

Prokurorët Racine dhe Frosh po përpiqen të nxjerrin një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Merilend që do të ndalojë Trumpin të marrë pagesa qeveritare përtej pagës së tij. /REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...