Bahtiri: Në asnjë formë dhe me asnjë çmim nuk hyjmë në koalicion me PDK-në

PUBLIKUAR

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka sqaruar opinionin pas disa pretendimeve se AKR kinse mund të lidh koalicion me PDK-në, duke thënë se në asnjë formë kjo nuk mund të ndodh.

 

Kryetari i Mitrovicës dhe nënkryetari i AKR-së, i cili ka qenë personi më insistues brenda AKR-së që të shkohet në koalicion parazgjedhor me VV-në, thotë se AKR-ja do të dërgoj në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

“Uroj qytetarët e Kosovës që treguan maturi në ditën e djeshme, duke shprehur vullnetin e tyre politik lirshëm. Pas rezultateve kanë filluar të qarkullojnë spekulime të ndryshme për lidhje të koalicioneve.

I siguroj gjithë qytetarët se AKR-ja nuk do të lidh koalicion me PDK-në në asnjë formë, me asnjë kusht dhe me asnjë çmim. Ne do ta respektojmë dhe dërgojmë në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim, e jo për vazhdimësi të keqqeverisjes, korrupsionit dhe krimit”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...