Katar: Përkundër tensioneve, shtetasit e jashtëm mund të mbesin

PUBLIKUAR

Autoritetet e Katarit thonë se shtetasit e vendeve fqinje të Gjirit mund të mbesin, përkundër bllokadës aktuale nga shtetet rajonale arabe dhe vendet e tjera.

 

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, dhe disa shtete të tjera, i kanë shkëputur të gjitha lidhjet diplomatike dhe i kanë bllokuar transportet detare, tokësore dhe ajrore me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të grupeve ekstremiste. Shumica e këtyre vendeve i kanë urdhëruar shtetasit e vet që të largohen nga Katari.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e mbështet këtë lëvizje kundër Katarit, megjithqë zyrtarë të tjerë amerikanë, përfshirë sekretarin e shtetit, Rex Tillerson, kanë synuar uljen e tensioneve, raporton Rel.

Shtetet e Bashkuara e kanë bazën madhore ushtarake në Katar.

Autoritetet e Katarit i kanë hedhur poshtë akuzat, se e mbështesin terrorizmin, dhe kanë thënë se janë të gatshme për bisedime për uljen e tensioneve.

Aktualisht, Katari ndihmohet nga Irani, i cili e ka hapur hapësirën ajrore për fluturime nga Katari, pasi ajo ishte mbyllur nga fqinjët e Katarit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...