Partnerët e personave që gërhasin zakonisht kanë probleme me gjumin dhe fiksohen pas zhurmës së gërhimës duke mos mundur të flenë, kështu që jepen pas tabletave për gjumë, mbyllësve për veshë, dalin në krevat tjetër ose e largojnë gërhitësin nga krevati, transmeton Telegrafi.
Personi që gërhit, zakonisht është temë e humorit familjar, sidomos atëherë kur i zë gjumi duke shikuar TV, duke ngrënë ushqim, në autobus, apo gjetiu. Ka njerëz që mund të flenë edhe kur ka zhurma të mëdha, mirëpo zhurma e gërhitjes është e veçantë dhe është vështirë që ta injorosh për shkak të ritmit të çrregullt, tonit të lart dhe diapazonit të zërave.



