Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për shtyp, ka hedhur poshtë rezultatet e prezantuara në Exit Pollin e Klan Kosovës, duke e quajtur sondazh të porositur.
Mustafa tha se kutitë e votimit janë sondazhi i vetëm i vërtetë i zgjedhjeve dhe se rezultatet janë krejtësisht ndryshe.
“Ky është një sondazh i porositur nga koalicioni i territ dhe nuk tregon realitetin. Sondazhi është bërë me qëllim të krijojë huti dhe të dekurajojë votuesit dhe vëzhguesit.Rezultatet do të jenë ndryshe, do ta nxjerrin fitues koalicionin e qendrës së djathë”, tha Mustafa.
Ai i ftoi qytetarët dhe elektoratin që ruajnë gjakftohtësinë të presin rezultatet zyrtare nga KQZ./Telegrafi.com/


