Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se partia e tyre ka dalë partia numër një vend. Ai ka shtuar se Vetëvendosje tani do ta bëjë edhe qeverinë ndryshe për të cilën kanë votuar qytetarët.
“Është votë e ndryshimit. Është e Vetëvendosjes. Është votë për Republikën. Vota për Vetëvendosjen, tregon se qytetarët kanë votuar për ndryshim. Kanë votuar me zemër. Për ta luftuar të keqen që ka kapur shtetin. Këto rezultate kërkojnë edhe një qeveri ndryshe duke dyfishuar votën për Vetëvendosjen. Ne do ta bëjmë këtë qeveri ndryshe”, ka thënë Sejdiu. .Zeri.


