Në qendrën e votimit 2005A në Komunën e Prizrenit, një 17-vjeçar është në listën e komisionerëve.
Amer Velija, i lindur më 1 qershor të vitit 200 është komisioner i VAKAT dhe kryesuesi i këtij vendvotimi 06R, ka pranuar që është në njohuri me rastin dhe se ka njoftuar KQZ-në në Prizren.
Sipas tij, ata kanë lejuar këtë pasi është pranuar nga Zyra Qendrore e KQZ-së, shkruan RTV 21.
Ndryshe, në bazë të ligjit të Republikës së Kosovë, të drejtë vote kanë vetëm personat mbi 18 vjeç.
Kryesuesi i vendvotimit e ka pranuar rastin.



