Sa votues dolën në vitin 2010 dhe 2014 deri në ora 15:00 e sa tani?

PUBLIKUAR

Sipas statistikave të marra nga zgjedhjet e kaluara parlamentare në Kosovë, ato në vitin 2010 dhe 2014, deri në orën 15:00, numri i votuesve ishte shumë më i madh krahasuar me vitin 2017.

Në vitin 2010, deri në orën 15:00, përqindja e qytetarëve që dolën në zgjedhje parlamentare ishte 34.20 për qind, ndërsa në vitin 2014, arriti në 27.5 për qind, shkruan Gazeta Express.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e orës 15:00 dhe del se 27,69 për qind të qytetarëve arritën të dalin në votime.

Numri i votuesve tashmë ka arritur në 510.564. /GazetaExpress/

Të dhënat për këto zgjedhje parlamentare mund të ndryshojnë në pak përqindje, mirëpo Gazeta Express do t’iu sjellë në vazhdimësi ndryshimet e bëra në faqen zyrtare të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve…

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...