Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votimeve deri në orën 15:00 në të gjitha pikat e vendvotimeve në Kosovë, të cilat janë hapur sot në orën 07:00 të mëngjesit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultatet e votimeve deri në orën 15:00, ku numri i përgjithshëm i votuesve është 2.490, ndërsa numri dhe përqindja e vendvotimeve nga të cilat janë dërguar të dhënat është 2.404 / 96,55% të vendvotimeve.
Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar që është regjistruar deri në orën 15:00 është 504.046, transmeton Express.
Ndërsa, përqindja e votuesve që kanë votuar është 27,75% për qind.


