Dënim me vdekje, për një postim në Facebook

PUBLIKUAR

Një gjykatë në Pakistan, ka dënuar me vdekje një shiit me arsyetimin se ai ka postuar në Facebook, informacion që gjykata e ka konsideruar si blasfemi.

 

Dënimin ndaj 30-vjeçarit Taimoor Raza, e ka bërë të ditur gjyqtari Shabbir Ahmed në një provincë lindore në Punjab.

Sipas gjykatës, Raza ka postuar më 2016 në Facebook përmbajtje poshtëruese për udhëheqësit fetarë sunitë si dhe për gratë e Profetit Muhamed.

Sipas ligjeve të ashpra për blasfeminë në Pakistan, dënimi me vdekje mund të aplikohet kundër të gjithë atyre që akuzohen për fyerje të Zotit, Islamit ose personaliteteve fetare.

Human Rights Watch ka thënë se në Pakistan gjatë vitit 2016, janë arrestuar 15 persona për akuza rreth blasfemisë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se në Pakistan shpesh abuzohet me ligjet e blasfemisë duke i përdorur si zgjidhje të hakmarrjeve personale. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...