Tashmë është mbyllë fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të së dielës, një proces që nisi menjëherë pas shpërbërjes së Parlamentit, ku me një mocion mosbesimi më 9 maj u rrëzua qeveria Mustafa, produkt i një koalicioni të vitit 2014.
Heshtja elektorale nisi më 23.59 minuta. Fushata elektorale u zhvillua me ritme të shpejta për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër vetëm 10 ditë dhe në fokus pati zhvillimin ekonomik
Në listën përfundimtare të votuesve janë 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote. /GazetaExpress/


