Isa Mustafa: S`ka më koalicion me PDK-në

PUBLIKUAR

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka deklaruar se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ishte interesi i vendit, kufizimet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtare të Kosovës, ata që e kanë shtyrë LDK-në të hyjë në koalicion me PDK-në para tri viteve, përcjellë Indeksonline.

Por, Mustafa ka thënë se kjo nuk do të ndodhë më.

Ja shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Të dashur qytetarë,

LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Interesi i vendit, kufizimet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që ne të hyjmë në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh.

Por, jo më!

Ata e shkelën marrëveshjen dhe treguan se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake.

Ne do të punojmë për shtetin.

Më 11 Qershor ne do të fitojmë dhe do të ndërtojmë Qeverinë me njerëz të besës.

Urime!

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...