Kreu i PD-së, Kadri Veseli, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Hajrizi për ndarjen nga jeta të Beqir Hajrizit, babait të dëshmorit Naser Hajrizi.
Ky është telegrami i ngushëllimit i Kadri Veselit:
Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Beqir Hajrizit, babait të dëshmorit të pranverës studentore të vitit 1981, Naser Hajrizi.
Baca Beqir i takon atij brezi të grave dhe burrave të Kosovës, të cilët idealin e luftëtarëve të hershëm për liri, me besnikëri dhe atdhedashuri e bartën tek brezi i ri, i cili përgaditi dhe udhëhoqi çlirimin përfundimtar të Kosovës në vitin 1999.
Ngushëllime familjarëve dhe miqve të shumtë të Bacës Beqir.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të.


