Qeveria konfirmon që mbledhja s’u mbajt për shkak të mos pranisë së ministrave

PUBLIKUAR

Zyra e Qeverisë për komunikim me media ka njoftuar edhe zyrtarisht se mbledhja e qeverisë është shtyrë për shkak të mos pranimit të disa ministrave që duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës.

Njoftimi zyrtar i dërguar nga zyra për komunikim publik nga Qeveria, thotë se mbledhja e Qeverisë  e cila ishte e paraparë të mbahet sot, nuk u zhvillua për shkak të mos pranisë së ministrave të cilët do të duhej të prezantonin pikat e renditë të ditës, të parapara për këtë mbledhje.

Njoftimi thotë se të pranishëm në mbledhje kanë qenë ministra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe parti të tjera.

Mbledhja ishte e paraparë të mbahen në orës 09:00.

Njoftimi i plotë nga Qeveria:

Prishtinë, 9 qershor 2017

Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës e paraparë të mbahet sot nuk është zhvilluar për shkak të mos pranisë së ministrave të cilët do të duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës, të parapara në këtë mbledhje.

Ndërkaq, të pranishëm në mbledhje kanë qenë ministra nga LDK-ja, PDK-ja dhe parti të tjera. 

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...