Mbi 400 mijë kosovarë në diasporë, vetëm 15 mijë votojnë

PUBLIKUAR

Vetëm 3 për qind e kosovarëve që jetojnë në diasporë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Ministria e Diasporës deri më tani ka regjistruar rreth 400 mijë kosovarë që jetojnë në diasporë, derisa sipas KQZ-së të drejtë vote këtë të diel kanë vetëm 15 mijë nga ta

Më shumë se 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë, kurse vetëm rreth 15 mijë prej tyre u është dhënë e drejta e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë pranuar mbi 20 mijë aplikacione të mërgimtarëve, mirëpo rreth 5 mijë e tyre janë refuzuar për shkak se nuk i kanë përfillur rregullat, shkruan “Zeri”. 

Nga ana tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Diasporës vlerësojnë se numri i personave nga diaspora që pritet të votojnë këtë të diel është tejet i vogël në krahasim me numrin e tërësishëm të mërgimtarëve. Ata më tej kanë treguar se numri i qytetarëve që jetojnë në diasporë vetëm sipas regjistrimit preliminar kap shifrën 400 mijë.

 

Nga ana tjetër, aktivistë nga Kosova që jetojnë në diasporë konsiderojnë se mërgimtarët janë përjashtuar qëllimisht nga zgjedhjet parlamentare. Ata konsiderojnë se diaspora duhet të ketë qendra të votimit në shtetet ku jetojnë e jo t’u shkelet privatësia me anë të formularëve…

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...