Britania e Madhe është duke mbajtur sot zgjedhje të përgjithshme.
Votimi ka filluar sot në orën 08.00 dhe do të vazhdojë deri në orën 23.00, transmeton Express.
Në total do të zgjidhen 650 deputetë në parlamentin e ri britanik.
Rreth 46.9 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar.
Rezultatet e para pritet të shpallen rreth orës 23.00.
Sipas sondazheve deri në ditën e zgjedhjeve, Partia Konservatore e kryeministres Theresa May pritet që t’i fitojë zgjedhjet dhe ta rrisë shumicën në parlamentin Westminster./Express/


