Një shpërthim i kontrolluar është kryer sot në dy vetura, afër vendit të ndërtimit të Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Londër.
Policia ka njoftuar se është informuar për dy vetura të braktisura në Nine Elms, Wandsworth, në orën 16:38, sipas kohës lokale.
Rreth veturave është krijuar një kordon, ndërsa njerëzit janë larguar nga zona nga policët specialistë, transmeton Gazeta Express.
Një zëdhënëse ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca dhe zjarrfikësit.
“Një shpërthim i kontrolluar ështl kryer rreth orës 17:37. Hetimet po vazhdojnë”, ka sqaruar ajo. /Express/


