Irani thotë se Arabia Saudite e kreu sulmin e sotëm ndaj Parlamentit të saj

PUBLIKUAR

Garda Revolucionare e Iranit e ka akuzuar Arabinë Saudite për sulmin e ISIS-it ndaj Parlamentit iranian dhe varrit të ish-liderit suprem të Iranit, Ayatollah Kohmeini.

Në këtë sulm u vranë 12 persona dhe u plagosen 35 të tjerë, transmeton Express.

Në një komunikatë të publikuar nga mediat shtetërore të Iranit, kjo gardë ka thënë: “Sulmi terrorist ndodhi vetëm një javë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderëve të prapambetur sauditë, të cilët e përkrahin terrorizmin.”

Katër militantë të armatosur me kallashnikovë dhe bomba u vranë gjatë sulmit nga forcat iraniane.

“Fakti se Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dëshmon se ata [Arabia Saudite] kanë qenë të përfshirë në sulmin brutal,” ka thënë kjo gardë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...