(E plotësuar) Katër të plagosur është rezultati i të shtënave me armë zjarri në qytetin e Pejës gjatë pasdites së sotme.
Këtë për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Spitali rajonal i Pejës, të cilët kanë bërë të ditur se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor në spital.
Ndërkohë, Telegrafi gjithashtu merr vesh se nga të plagosurit, kalimtarë të rastit, është edhe një fëmijë. /Telegrafi/

————————————————————————–
Të shtëna me armë në Pejë, ka edhe të plagosur (Foto)
Në qytetin e Pejës ka ndodhur një përleshje me armë, kanë bërë të ditur burime të Telegrafit.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj për Telegrafin.
Megjithatë ai nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë.
Mirëpo, siç merr vesh Telegrafi, ka edhe të kalimtarë të plagosur. /Telegrafi/



