Pentagoni parashikon hapat për zgjerimin e ushtrisë kineze

PUBLIKUAR

Kina është e gatshme të fillojë krijimin e një rrjeti bazash ushtarake jashtë vendit, pas krijimit të një objekti të parë në Afrikë. Kështu ka parashikuar Pentagoni në një raport, që parashikon se Pekini do të kërkojë për krijimin e një baze në Pakistan.

 

Në raport po ashtu thuhet se Kina, e cila ka shpenzime vjetore të mbrojtjes që tani tejkalojnë 180 miliardë dollarë në vit, do të ndërtojë në Xhibuti bazën e saj të parë detare jashtë shtetit.

Me këtë hap ajo do të kërkojë “krijimin e bazave ushtarake shtesë në vendet me të cilat ajo ka një marrëdhënie të gjatë miqësore dhe interesa strategjike të ngjashme, siç është rasti i Pakistanit”, raporton Evropa e Lirë.

Raporti bëri të ditur se, Pakistani deri më tash është tregu kryesor në rajonin e Azisë dhe Paqësorit për armët kineze. Ky rajon përbën gati gjysmën e eksporteve të armëve prej 20 miliardë dollarësh të Kinës nga viti 2011 deri më 2015.

Pakistani, Afganistani dhe disa vende të Azisë Qendrore, e kanë mirëpritur programin kinez.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...