Lufta e Vietnamit ishte një konflikt i gjatë dhe i kushtueshëm në të cilin luftuan amerikanët bashkë me Vietnamin Jugor, kundër Vietnamit Verior që përkrahnin komunizmin e që njiheshin si ‘Vietkongu’.
Kjo luftë që ndau popullin vietnamez përfundoi me dorëzimin e amerikanëve më 1973 dhe bashkimin e Vietnamit nën kontrollin komunist dy vite më vonë, në një shtet që u quajt ‘Republika Socialiste e Vietnamit’, shkruan Metro.
Më shumë se 3 milionë njerëz, duke përfshirë 52 mijë amerikanë, ishin vrarë gjatë kësaj lufte që zgjati nga viti 1955 deri më 1975. Mosha mesatare e ushtarëve amerikanë të vrarë në këtë luftë ishte 23 vjet.
Lufta e Vietnamit konsiderohet nga publiku amerikan sot si një prej veprimeve më të pamatura të shtetit të tyre, të cilët e filluan atë konflikt me qëllimin që të mbrojnë aleatin e tyre ndaj komunizmit, por e humbën luftën dhe nuk arritën ta parandalojnë shtrirjen e asaj ideologjie në atë pjesë të botës.


