LDK-ja dega në Lipjan dënon ashpër veprimin ndaj anëtarit të kryesisë së LDK-së, Nehat Tërpeza

PUBLIKUAR

Pas raportimit të LipjaniNews, për dëmtimin e veturës së antarit të kryesisë LDK-së Nehat Tërpeza, kryesia e LDK-së Dega në Lipjan ka dënuar ashpër veprimin vandal të personit apo personave që i kanë shkaktuar veturës së anëtarit të kryesisë së LDK-së, transmeton LipjaniNews

Reagimi nga LDK-Lipjan:

Reagim

Kryesia e LDK-së Dega në Lipjan dënon ashpër veprimin vandal të personit apo personave që i kanë shkaktuar veturës së anëtarit të kryesisë së LDK-së, njëherit edhe kryetar i Nëndëgës së LDK-së për fshatin Ribar i Madh dhe Zllakuqan, z.Nehat Tërpeza, i cili ishte në një takim e që kishte ftuar në fshatin Zllakuqan për tu organizuar në fushatën e zgjedhjeve të parakohëshme të 11 qershorit.
Dëmtimet të tilla ndaj veturave të aktivistëve të LDK-së që po ndodhin në kohë si ndaj z.Tërpeza nuk është hera e parë, pasi që jo shumë kohë më parë kanë ndodhur edhe ndaj kryetarit të Nëndegës së LDK-së në Bujan z.Astrit Buja, ku i janë dëmtuar gomat e veturës së tij.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...