Zyra e BE-së në Kosovë e shqetësuar për kërcënimet dhe presionin në veri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe misionet e shteteve anëtare të BE-së në Kosovë kanë mirëpritur deklaratën e lëshuar një ditë më parë nga shefi i misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, Alojz Peterle, si dhe kanë shprehur shqetësimin rreth incidenteve të raportuara të kërcënimit dhe presionit në veri si dhe në pjesët tjera të Kosovës.

 

Në njoftim thuhet se e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë.

Lexoni të plotë njoftimin:

“Shefat e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, EULEX-it dhe Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë e mirëpresin deklaratën e lëshuar dje nga Shefi i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Alojz Peterle.

Përveç kësaj, Shefat e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, të EULEX-it dhe Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin rreth incidenteve të raportuara të kërcënimit dhe presionit, siç janë ato të dëshmuara gjatë ditëve të fundit në pjesën veriore dhe pjesë tjera të Kosovës. Ne përsërisim nevojën që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga praktikat që janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe në mënyrë të përpiktë ta respektojnë ligjin.

Për ne, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Çdo gjë më pak se kjo nuk paraqet demokracinë që njerëzit në Kosovë e presin dhe e meritojnë”.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...