Lista Serbe mesazh Prishtinës: Serbët nuk mund t’i bëni të dëgjueshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Lista Serbe ka vazhduar fushatën elektorale në Zveçan me akuza të rënda për Aleksandër Jabllanoviqin, kryetarin e Partisë së Serbëve të Kosovës, i cili të dielën pasdite është arrestuar nga Policia pasi që kishte kërcënuar anëtarë të Listës Serbe, shkruan sot gazeta Zeri.

Por Jabllanoviq, i cili është liruar pasi që ka dhënë deklaratë në Polici, ka thënë se nuk e ka kërcënuar askënd me armë dhe se janë militantët e Listës Serbe të cilët, siç ka thënë ai, ia kanë vjedhur materialin zgjedhor dhe afishet që kishte filluar t’i vendoste në Leposaviq.

Në tubim kanë folur Lubomir Mariq, koordinator i “Zajednicës”, pastaj ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili është edhe kryetar paralel i Zveçanit, kryetari legal i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, shkruan gazeta Zeri.

 

Lubomir Mariq ka thënë se në Kosovë e sheh vetëm Listën Serbe. “Ata që thonë se Serbi në Kosovë nuk ka, se serbët në Kosovës e Metohi janë të përçarë, ashtu thonë edhe mediet e tyre se serbët në Kosovë e Metohi janë më shumë kolona.

Disave prej tyre nuk do t’ua jepja as delet për t’i ruajtur. Qytetarëve të Serbisë në Kosovë do t’ua bëja një pyetje, a do të guxonin t’ua besonin ndonjërit prej tyre, natyrisht përpos Listës Serbe, kur shqiptarët po përpiqen që me ndryshime kushtetuese të krijojnë terren për formimin e së ashtuquajturës ushtri e Kosovës.

Jam i sigurt se disave prej tyre, të cilëve nuk dua t’ua përmendi emrat, nuk do t’ua besoja as delet për t’i ruajtur, e kurrsesi t’ua besoj interesat esenciale ekonomike e të sigurisë së familjeve të tyre”, ka thënë mes tjerash ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Republikës së Kosovës, Lubomir Mariq.

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...