Kryetarët në ‘ekzil’!

PUBLIKUAR

Katër kryetarë të komunave të Kosovës e kanë lënë drejtimin e pushtetit lokal për të cilin kanë fituar besimin e qytetarëve dhe për të cilin marrin pagë nga buxheti për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Bëhet fjalë për Shpend Ahmetin, Mimoza Kusari-Lilën, Agim Bahtirin dhe për Rasim Selmanajn, shkruan sot, gazeta Zeri.

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu i kanë vënë përkohësisht “vijë të kuqe” drejtimit të Komunës së Prishtinë pasi angazhim kryesor aktualisht e kanë fushatën në terren për të grumbulluar vota për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetari Ahmeti dhe nënkryetari Sejdiu janë kandidatë për deputetë nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje”, ndonëse i mbajnë njëkohësit dy pozitat kryesore në Komunë të Prishtinës. Ata shihen në tubimet partiake të lëvizjes “Vetëvendosje” gjithandej Kosovës përderisa nuk është parë ta kenë zhvilluar ndonjë takim me rëndësi brenda objektit të Komunës, shkruan gazeta Zeri.

Njëjtë si Ahmeti e Sejdiu është duke vepruar edhe kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, si dhe kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj.

Të kontaktuar nga gazeta “Zëri” kryetarët e këtyre komunave kanë thënë se po arrijnë të qëndrojnë mirë në të dyja anët.

Mirëpo në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se primare për të dyja palët do të duhej të ishte komuna, të cilën e udhëheqin. Sipas tyre, është e pamundur që në këtë kohë të angazhimit në nivel qendror të mos neglizhohet niveli lokal…

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...