Policia britanike jep detaje të rëndësishme rreth sulmit të mbrëmshëm në Londër

PUBLIKUAR

Policia Metropolitane ka njoftuar se tetë oficerë të policisë i kanë shkrepur 50 plumba në total për t’i vrarë tre sulmuesit Urës së Londrës.

Ndihmës Komisionari i Policisë Metropolitane, Mark Rowley, e ka përshkruar këtë si një numër të paprecedent të plumbave të shkrepur nga policia, transmeton Express.

Ai ka thënë se një hetim do të nisë, por shtoi se situata me të cilën oficerët u përballen ishte tejet kritike.

Ai ka konfirmuar se një anëtar i publikut i qëlluar me armë nga policia gjatë operacionit është duke u trajtuar në spital.

Po ashtu, ai ka treguar se furgoni i përdorur nga sulmuesit për t’i shkelur këmbësorët ishte marrë me qira.

Të tre sulmuesit u vranë nga policia pasi që i kishin vrarë shtatë persona dhe plagosur 49 të tjerë. Sulmi i së shtunës ishte i treti në tre muajt e fundit në Britani, pas atij në Westminster dhe Manchester Arena.

Ndërkohë, policia i ka identifikuar sulmuesit, por nuk dëshiron t’i bëjë publik emrat e tyre ende. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...