A ju bën çokollata më të mençur?

PUBLIKUAR

Çokollata me të vërtetë është magjike.

Por, veç kësaj, fatmirësisht është edhe e mirë për ju dhe kjo në disa mënyra të ndryshme. Ndër zbulimet më të fundit për të mirat e çokollatës është aftësia e çokollatës për t’ju bërë më të mençur, transmeton Telegrafi.

Si ju bën çokollata më të mençur?

Gjatë një studimi të një periudhe 40 vjeçare, hulumtuesit kanë zbuluar se personat që hanë çokollatë të paktën një herë në javë kanë funksion të ngritur të trurit. Sipas udhëheqëses të këtij hulumtimi, georgina chricton, konsumimi i rregullt i çokollatës bën që personat të jenë më të mirë duke filluar nga mbajtja në mend e numrave të celularit e deri tek kryerja e disa punëve njëkohësisht.

Çfarë përbërësi i çokollatës është përgjegjës për këtë efekt të mahnitshëm? Siç duket, kakao!

Këta janë përbërës antioksidantë që e përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut në tru. Bashkimi Evropian së fundmi ka konfirmuar se flavanolet e kakaos e mirëmbajnë elasticitetin e enëve të gjakut, duke lejuar qarkullim të duhur të gjakut.

Qarkullimi i mirë i gjakut, normalisht, është krucial për funksionin e të gjitha pjesëve të trupit – e veçanërisht të trurit.

Pjesa më e mirë rreth kësaj? Nuk keni nevojë për shumë flavanole që t’i gëzoni këto efekte; mjafton konsumimi i një të pestës të një çokollate të madhësisë së rregullt për t’i gëzuar efektet e mahnitshme

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...