Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka përshkruar sot si histerike akuzat se Moska dhe Donald Trump kanë pasur marrëveshje të fshehtë para se Trump të inaugurohej presidenti i Shteteve të Bashkuara.
“Asgjë konkrete nuk ka pasur, zero. Është thjesht histeri,” ka thënë Putin sot, transmeton Express.
Putin i bëri këto komente derisa po iu përgjigjej pyetjeve të një moderatoreje në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar sot në Shën Petersburg.
Putin po ashtu tha se ka pasur rastin t’i shfletojë raportet amerikane me përmbajtje të pohimeve se Rusia ishte përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“I kam lexuar ato raporte. Nuk kishte aspak saktësi në to – vetëm spekulime dhe përfundime të nxjerra në bazë të spekulimeve,” ka thënë Putin./Express/


