Aktivistët e VV-së nuk lirohen për fushatë

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse që katër aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët janë kandidatë për deputetë t`iu hiqet masa e arrestit shtëpiak gjatë fushatës zgjedhore.

 

Bëhet fjalë për Egzon Halitin, Adea Batushën, Atdhe Arifin si dhe Frashër Krasniqin, të cilët akuzohen për  sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur Frashër Krasniqi me anë të një postimi në Facebook.

“Sot gjykata paska refuzuar kërkesën tonë që të lirohemi së paku gjatë fushatës elektorale për të zhvilluar lirshëm aktivitetin tonë si kandidatë për deputetë.

Por derisa gjykatat e kapura po na mbajnë nën arrest me montime, qytetarët po bëjnë fushatë për ne sepse besojnë në pafajësinë tonë. Vota e tyre do të jetë dëshmi për këtë.Populli dhe historia janë gjykuesit më të rëndësishëm”, ka shkruar Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...