Videot e një cunami te vogël që godet brigjet e Holandës, me një valë baticash prej 4 metrash kanë pushtuar këtë javë rrjetet sociale.
Sipas mediave lokale, fenomeni është aq i rrallë sa është hera e parë që është filmuar dhe dokumentuar nëpërmjet pamjeve live nga vendngjarja.
Raportet e para të një valë të lartë erdhën rreth orës 5.45 të mëngjesit.
Pamjet e mini- cunamit u xhiruan në Zandvoort dhe Katëijk të hënën
Fenomeni quhet ‘meteo-cunam’ dhe është tepër i rrallë, raporton “Daily Mail”.
Askush nuk u lëndua edhe pse pati një sërë dëmesh të raportuara.


