Rusia e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Parisit, pavarësisht largimit të SHBA-së

PUBLIKUAR

Rusia nuk do ta ndryshojë vendimin për t’iu bashkuar Marrëveshjes globale të Parisit 2015, për frenimin e ngrohjes globale, përkundër largimit të Shteteve të Bashkuara nga ky pakt.

Kështu ka thënë zëvendës/kryeministri i Rusisë, Arkady Dvorkovich, raporton agjencia ruse e lajmeve, RIA, përcjell Express.

“Ne e morëm vendimin për t’iu bashkuar [marrëveshjes], dhe nuk mendoj se do ta ndryshojmë,” ka thënë ai.

Dje, presidenti Donald Trump vendosi që ta largojë SHBA-në nga kjo marrëveshje e rëndësishme për luftimin e ndryshimit klimatik, duke i zemëruar liderët botërorë dhe shefat e industrisë.

Gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016, Trump pati premtuar se do ta largonte SHBA-në nga kjo marrëveshje duke thënë se ndryshimi klimatik është i sajuar nga Kina./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...