Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka refuzuar të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në festivalin “Mirëdita, Dobar Dan” në Beograd, pasiqë autoritetet serbe nuk i kanë përcjellje dhe siguri.
Kështu raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta duke iu referuar burimeve diplomatike, transmeton Klan Kosova.
Ishte paralajmëruar që ish-presidentja e Kosovës të merrte pjesë në festivalin “Mirëdita, dobar dan”, i cili po mbahet në Beograd, për të promovuar librin “Dua të dëgjohem: Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”


