Kosova dhe Kroacia afër finalizimit të marrëveshjes për partneritet strategjik

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, ku po qëndron për një vizitë zyrtare bilaterale.

Në takim me presidenten Grabar-Kitarović, presidenti Thaçi është shprehur se Kosova dhe Kroacia vazhdojnë të kenë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyera, duke u shprehur mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë, si në ditët e luftës për liri e barazi, në kohën e ndërtimit të shtetit si dhe tani në kohën e konsolidimit të shtetit.

“Jam i gëzuar që qeveritë tona janë afër finalizimit të marrëveshjes për Partneritet Strategjik në mes dy vendeve tona. Kjo do të hap rrugë jo vetëm për thellim të bashkëpunimit, por edhe koordinimit të veprimeve tona në marrëdhëniet bilaterale, në kuadër të zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare”, ka theksuar presidenti Thaçi.

“Thaçi shprehu mirënjohje për përkrahjen e Kroacisë për Kosovën në forumet ndërkombëtare, qoftë në NATO kur është fjala për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, qoftë në Samitin Brdo-Brione apo forumet tjera ndërkombëtare.

Në takim u fol edhe për komunitetet respektive, që sipas Presidentit Thaçi “janë ura lidhëse në mes Kosovës dhe Kroacisë”.

Nga ana tjetër, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović ka thënë se Kroacia do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe angazhimin për të arritur paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit”, njofton komunikata drejtuar mediave. /Express

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...