Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë mbrëmë në Leposaviq se në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, serbët do të zgjedhin në mes të atyre që ka propozuar Serbia dhe “njerëzve që po përpiqen që serbëve t ua imponojnë shqiptarët e Kosovës”.
“Në zgjedhjet e 11 qershorit, zgjidhet në mes të të emëruarve nga Beogradi, vendit tonë Serbisë, dhe në mesin e njerëzve të cilët propozojnë dhe përpiqen të na imponojnë si përfaqësues shqiptarët. Nuk kanë arritur dhe nuk do të mund të na imponojnë, nuk kanë mundur dhe kurrë nuk do të na blejnë” ka shtuar ai, raporton Tanjug
Ndryshe në Kosovë, dje ka filluar fushata parlamentare. Zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen më 11 qeshor.


