Pacolli: Uron fëmijët për 1 Qershorin

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit.

“Ju jeni krenaria jonë, jeni ardhmëria jonë”, ka shkraur ai.

Urime e shumë dashuri edhe për ju vajzat e mia që jeni në kurbet, po ashtu edhe për të gjithë ata fëmijë që rriten me mall të vendlindjes së tyre, thotë Pacolli.

Postimi i plotë nga ai….

Fëmijë të dashur

Sot është “1qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve”. Le të jetë kjo ditë, e për çdo ditë, ditë e lumturisë për ju.

Ju jeni krenaria jonë, jeni ardhmëria jonë.
Uroj që edhe ne, me punë të mira për shtetin tonë, të bëhemi prindëri që ju të krenoheni me ne.

Politikan të nderuar, (pa dallim partie) ju bëj thirrje dhe ju lutem që të punoni për ardhmërinë e të gjithë fëmijëve, ashtu siç e doni të mirën për fëmijët tuaj.

Të dashur fëmijë, u rritshi pa brenga në Kosovën e bukur.Urime e gëzime paçi çdo ditë, për çdo festë, në familjet e juaja.

Urime e shumë dashuri edhe për ju vajzat e mia që jeni në kurbet, po ashtu edhe për të gjithë ata fëmijë që rriten me mall të vendlindjes së tyre.
Dasht Zoti e ta bëjmë Kosovën shtet evropian, me standarde të larta në arsim e shëndetësi, që mos t’iu mungoj asnjë gjë edhe fëmijëve kosovarë.

Ju paçim me jetë të gjatë fëmijë, arsyeja e jetës sonë.

Shëndet e lumturi pa fund!

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...