Në Bibliotekën e qytetit të Lipjanit sot u hap ekspozita me titull “Sa vlenë toka juaj”. Ekspozitën e hapi Drejtori i Buxhetit dhe i Financave, Shkelzen Hajdini, i cili foli për rëndësinë e përcaktimit preliminar të vlerës së tokës në komunën e Lipjanit, njoftoi Komuna. Sqarimet lidhur me vlerësimin e tokave dhe zbërthimin e zonave e bëri Longar Cani ekspert për vlerësimin e pronave të patundshme, nga i cili u njoftuan qytetarët për metodën dhe faktet nga të cilat ka ardhur deri te përcaktimi i vlerës preliminare të tokës me qëllim të caktimit të tatimit në toka. Pra, të pranishmit u njoftuan lidhur me kategoritë e vlerësimit dhe kategoritë e pronave.
Kjo ekspozitë nga sot do të jete e hapur ku qytetarët do të kenë mundësinë të shohin mënyrën e vlerësimit të tokës së tyre, vlerën që ka, kategorizimin e parcelës, si dhe shumë informata të tjera të ngjashme. Për më shumë informata lidhur me tokën qytetarët mund të drejtohen në ekspozitë e cila do të qëndroj e hapur për një muaj në zyrët e tatimit në prone në Komunën e Lipjanit. Po ashtu qytetarët mund të marrin informata shtesë edhe përmes webfaqes zyrtare.




