Thaçi, vizitë zyrtare në Kroaci

PUBLIKUAR

residenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku nesër do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović.

 

Presidenti Thaçi do të ketë takim me homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, me të cilën do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë.

Pas përfundimit të takimit, presidenti Thaçi dhe presidentja Grabar-Kitarović, do të kenë konferencë të përbashkët për media.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, presidenti Thaçi do të takojë edhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandroković.

Në Zagreb, presidenti Thaçi do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës politike dhe publike në Kroaci.

Edhe Vizita në Kroaci, vjen pas vizitës zyrtare që presidenti Thaçi zhvilloi në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë dhe në Republikën e Austrisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...