Merr flakë një anije me emigrantë në Detin Mesdhe (Video)

PUBLIKUAR

Një anije e cila ishte e mbushur me 34 emigrantë në Detin Mesdhe, është përfshirë nga një zjarr.

Një ekuipazh portugez i ka dhënë ndihmën e parë me ç’rast 34 emigrantët janë shpëtuar, shkruan CNN.

Shkaku i këtij zjarri ende nuk është bërë i ditur, madje arsyeja nuk dihet as nga vetë emigrantët.

OKB’ja gjatë ditës së sotme ka njoftuar se numri i emigrantëve të vdekur në Detin Mesdhe gjatë këtij viti ka shkuar më shumë se 1,700.

Gjatë javës së kaluar një varkë prej druri që mbante rreth 500 emigrantë, u godit nga një valë e furishme ku mbetën të vdekur 34 emigrantë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...