Delawie: As unë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar (Foto)

PUBLIKUAR

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie i është bashkuar fushatës së shoqërisë civile të Kosovës “#AsUnë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar”.

 

Përmes një postimi një Facebook, Delawie është fotografuar me një letër që përçon mesazhin e shoqërisë civile “AsUnë”.

“Ambasadori Delawie mbështet iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë, duke thëne se as unë nuk do të votoja për kandidatët e korruptuar. Kontrollo faqen Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova  për më shumë informacion mbi këtë nismë”,  thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Ambasada e Amerikës edhe më parë ka bërë thirrje që të mos përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë, politikanë që kanë të ngritura aktakuza.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...