Xharra: Veseli e Haradinaj do të merren vesh që të kalojë demarkacioni

PUBLIKUAR

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, deri vonë kryeredaktore e gazetës “Zëri”, është shprehur e bindur se legjislatura e ardhshme do ta ratifikojë marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për ratifikimin e kufirit ndërmjet dy vendeve.

“Demarkacioni do të kalojë”, ka thënë Xharra, në një paraqitje të drejtpërdrejtë në televizionin Rrokum.

“Janë dhënë mjaftueshëm fakte që Kosova nuk humb territor”, është shprehur Xharra.

Ajo ka paralajmëruar se kreu i PDK’së, Kadri Veseli, dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, do të gjejnë gjuhë të përbashkët për demarkacionin.

“Do të arrihet një marrëveshje mes Veselit e Haradinajt që të kalojë demarkacioni”, ka thënë ajo, raporton Gazeta Express.

Xharra ka fajësuar Isa Mustafën, kryeministrin në largim të vendit, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për mosratifikimin e demarkacionit deri më tani.

Mustafa “nuk ka pasur guxim të çojë përpara procese të mëdha”, ka vlerësuar Xharra.

Sipas saj, i pari i LDK’së “nuk ka fuqi politike”.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...