Pacolli në Lipjan: Vota e 11 qershorit shansi i fundit për ndryshim!

PUBLIKUAR

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në takimin me qytetar dhe strukturat e partisë në Lipjan ka thënë se AKR duhet të ketë votën.

“Në AKR ka njerëz besnik, të denjë dhe të duhur për udhëheqje. Vota juaj duhet të drejtohet të koalicioni AKR-LDK tek njerëzit që ju besoni se do të jenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Pacolli tha se është koha për ndryshime.

“Votën duhet ta drejtojmë aty ku ridrejtohet edhe Kosova, tek ata njerëz me të cilët Kosova do ta merr kahjen e duhur. Ju e keni parë kush ka ndërtuar fabrika, kush punon për rini. Shikoni rreth vetës tuaj kush e meriton”, tha ai.

Sabit Pacolli kryetar i degës së AKR-së në Lipjan ka thënë se është krenar që i takon familjes Pacolli.

“Unë si djali i ri që kam ardhur nga Suedia kisha frikë njëherë se si do të përballesha me qytetarët e mi. Por dua të iu falënderoj që më keni përkrahur ju qytetarë dhe anëtarët e AKR-së. President Pacolli jam ushtar i yti dhe do të përkrahi ty deri ku të arrish ti”, ka thënë ai./Arbresh.info.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...