Hoti në BSPK premton rritjen e pragut të pagës minimale

PUBLIKUAR

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë  një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryetarin e Bashkimit të  Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP), Haxhi Arifi, ka premtuar se  do të bëhet draftimi i Kontratës Kolektive në mënyrë që të përmirësohen  të drejtat e punëtorëve.

“Në vazhdën e komunikimit që e kemi me të gjitha kategoritë e shoqërisë  kosovare, me biznese, me studentë, pensionistë, sot jemi në BSPK si  partneri kryesor social në Kosovë. Jemi zotuar se do të zbatojmë  Marrëveshjen me BSPK-në dhe do të zbatojmë Ligjin që mbron të drejtat e  punëtorëve. Që në ditët e para do të punojmë bashkë, për të marrë  vendimin për rritjen e pagës minimale. Do të punojmë bashkë për të  shikuar se si mund të trajtojmë më mirë përvojën e punës gjatë viteve të  90-ta”, ka thënë Hoti, transmeton “Zeri.info”.

 

Ai ka thënë se do të promovojmë zhvillimin ekonomik i cili balancon të  drejtat e punëtorëve.

“Kemi shumë punë për të bërë në sektorin privat, për të përmirësuar  kushtet e punëtorëve atje”, ka thënë kandidati për kryeministër.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka thënë se korniza ligjore duhet të  përmirësohet për t’i mbrojtur më mirë dhe më shumë të drejtat e punëtorëve. /ZËRI/

 

Image

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...