Veseli në Podujevë: Kosovës i duhet udhëheqje që ruan miqësinë me SHBA-në

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Podujevës.

Sipas Veselit, PDK-ja është parti e interesave dhe e vizionit për Kosovën, e cila është e gatshme të sakrifikojë kur i duhet vendit.

“Të shkojmë të qetë në këto zgjedhje. PDK-ja është parti e interesave dhe e vizionit për Kosovën. Parti e cila merr vendime dhe nuk heziton. PDK-ja është e aftë të sakrifikojë kur i duhet atdheut”, ka thënë Kadri Veseli.

Veseli ka theksuar se Kosova ka nevojë për një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë, pasi vendi ka nevojë për partnerë.

“Duhet lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë. Ne kemi nevojë për partnerë të fuqishëm. Jemi të bekuar që jemi bashkë me SHBA-në dhe këtë do ta ruajmë gjithmonë”, shtoi Veseli. Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatë për deputetë të PDK-së nga Podujeva. /Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...