Hakmerret ISIS, i vret 19 civilë në Filipine

PUBLIKUAR

Militantët e Shtetit Islamik (ISIS), të kyçur në beteja me forcat e sigurisë nëpër rrugët e një qyteti jugor të Filipineve, i kanë vrarë 19 civilë, njofton Ushtria e Filipineve, duke e çuar numrin zyrtar të të vdekurve në të paktën 85 në gati një javë luftime.

Dhuna e ka shtyrë presidentin e vendit, Rodrigo Duterte, që të shpallë ligjin ushtarak nëpër jug të Filipineve për të shuar kërcënimin në rritje të militantëve të lidhur me grupin e Shtetit Islamik, transmeton Express.

Autoritetet thanë se militantët i kanë vrarë 19 civilë në Marawi, një qytet i banuar kryesisht me myslimanë, që numëron 200 mijë banorë. Në mesin e të vdekurve ishin tri gra dhe një fëmijë.

“Këta janë civilë, gra. Këta terroristë janë kundër-njerëzor. I gjetëm trupat e tyre teksa po kryenim operacione të shpëtimit,” ka thënë zëdhënësi rajonal i ushtrisë, koloneli Jo-ar Herrera.

Ai ka shtuar se ushtrua ende nuk i ka hetuar rastet e vdekjeve të raportuara./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...