Shpërndahen 150 pako ushqimore për familje me nevojë në Lipjan

PUBLIKUAR

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, s’bashku me shoqatën “Bereqeti” dega në Lipjan, e cila vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka shpërndarë 150 pako ushqimore për 150 familje të varfëra.
“Këshilli do të vazhdojë edhe ditët në vijim me aksionin e ndihmave humanitare për familjet që janë të regjistruara pranë këtij institucioni si raste sociale. Pakot janë donacion nga shteti Turk, Zoti ua shtoftë të mirat.
Lusim të gjithë ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë me Shoqaten “Bereqeti”, të lajmrohen ne zyren e saj pran KBI-së në Lipjan, me qëllim t’iu ndihmojmë familjeve të varfëra”, shkruan Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan.


“Po ashtu lusim at që kanë njohuri per familje të varfëra të na njoftojnë, që sa herë të kemi mundësi t’u dalim në ndihmë me aq sa mundemi. Falemnderit ve selamu alejkum”, thuhet më tej/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...