Rrëzohen 2 aeroplanë në të njëjtën kohë, 4 të vdekur

PUBLIKUAR

Hetuesit federalë njoftojnë se dy aeroplanë janë rrëzuar rreth 600 milje larg njëri-tjetrit në Alaska, pothuajse në të njëjtën kohë, duke vrarë katër persona.

KTUU-TV raporton se Bordi i Sigurisë i Transportit Kombëtar ka thënë se dy persona vdiqën dhe një tjetër u lëndua kur aeroplani “Piper PA-30” u rrëzua nëntë milje në jugperëndim të Haines, rreth orës 11.00, transmeton Express.

Personi i lënduar është dërguar me helikopter në spital për trajtim.

Autoritetet thonë se dëshmitarët e rastit e kanë parë aeroplanin dymotorësh duke u rrëzuar pak pasi që ishte ngritur.

Ndërkohë, Fairbanks Daily News-Miner raporton se dy person vdiqën kur aeroplani njëmotorësh “Arctic Aircraft S-1B2” u rrëzua në lindje të Fairbanks, po ashtu rreth orës 11.00./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...