Kim Jong-un komandoi testimin e armës së re kundërajrore

PUBLIKUAR

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon-un, e ka mbikëqyrur testimin e një sistemi të armës së re kundërajrore, ku ka urdhëruar që ky sistem të prodhohet në mënyrë masive, si dhe vendosjen e tij nëpër gjithë vendin, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut, KCNA.

KCNA nuk ka shpjeguar se cila ishte natyra e saktë e armës apo në çfarë kohe ishte testuar, por shkroi se ishte organizuar nga Akademia e Shkencës Kombëtare të Mbrojtjes, një agjenci kjo e futur në listën e zezë pasi që besohet se zhvillon raketa dhe armë bërthamore.

Veriu është duke bërë përpjekje që të zhvillojë një seri të gjerë të sistemesh të armëve që nga fillimi i vitit të kaluar me një shpejtësi të paparë, përfshirë edhe zhvillimin e një rakete me rreze të gjata veprimi që është në gjendje ta godasë Amerikën, ndërsa javët e fundit e ka testuar raketën balistike me rreze të mesme veprimi, duke shënuar kështu disa përparime teknike.

Shteti i izoluar e refuzon OKB-në dhe sanksionet e njëanshme nga shtetet tjera kundër programit të saj të armatimit duke i cilësuar ato si shkelje të së drejtës së saj për vetëmbrojtje dhe thotë se programi është i nevojshëm për ta kundërshtuar agresionin amerikan.

Por, SHBA-ja e mohon se ka qëllim ta sulmojë Veriun.

“Kim Jon Un.. e mbikëqyri testimin e sistemit të armës kundërajrore të organizuar nga Akademia e Shkencës Kombëtare të Mbrojtjes,” ka shkruar KCNA./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...