Heroi që i shpëtoi nga vdekja dy vajza të reja myslimane në SHBA (Foto)

PUBLIKUAR

Nëna e një amerikani, i cili vdiq duke i mbrojtur dy vajza të reja në një sulm anti-mysliman, e ka quajtur atë hero i cili do të mbetet hero edhe pas vdekjes.

Taliesin Myrddin Namkai-Meche ishte njëri nga dy burrat që u theren me thikë për vdekje në tren këtë të premte në Portland, Oregon të SHBA-së, transmeton Express.

Personi tjetër i vrarë u identifikua si Ricky John Best, 53-vjeçar, baba i katër fëmijëve dhe veteran i ushtrisë amerikane.

Ndërsa një person tjetër është plagosur para se sulmuesi të kapej nga policia.

I arrestuari është identifikuar si Jeremy Joseph Christian, kriminel i dënuar.

Çfarë ndodhi të premten?

Të premten pasdite, dy vajza adoleshente, njëra nga to myslimane dhe me shami në kokë, ishin duke udhëtuar me tren në Porland, ku u sulmuan nga Christian, sipas dëshmitarëve.

Dyjuana Hudson – nëna e njërës prej vajzave – ka thënë se Christian filloi sulmin duke thënë se të gjithë myslimanët duhet të vdesin.”

Tre burra, përfshirë Namkai-Meche, ndërhyrë për t’i ndihmuar vajzat.

Por, i dyshuari më pasi ishte kthyer kundër atyre duke i therur me thikë për vdekje dy nga ta, dhe duke e lënduar njërin.

Christina pritet të dalë para gjykate këtë të marte./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...